Infektimet ditore në gjithë Europën po rriten sërish. Bien në sy infektimet në Itali, ku këtë 24-orësh u shënua niveli më i lartë prej fillimit të Janarit ku për të parën herë prej asaj periudhë u kapërcye kuota e 22 mijë infektimeve brenda një dite.
Autoritetet italiane vendosën rregullat e zonës portokalli në rajonin verior të Lombardisë, më të populluarin dhe më të industrializuarin në Europë, që u bë dhe vatra e kontinentit gjatë shpërthimit të pandemisë, një vit më parë.
Rregullat parashikojnë ndalimin e mësimit në klasa në shkollat e të gjitha niveleve, por të hapur do të vijojnë të qëndrojnë kopshtet. Masat parashikojnë po ashtu mbylljen e parqeve të lojërave e po ashtu ndalimin e udhëtimit drejt shtëpive të dyta. Në këtë rajon infektimet po rriten sërish.
Qeveria franceze zgjeroi hartën e zbatimit të sistemit të bllokimit të lëvizjeve në fundjavë me rajonin e Pa de Kalesë në veri, teksa kjo masë aplikohet edhe në Nice në Jug. Franca vazhdon të ketë shifrat më të larta të infektimeve ditore në kontinent. Nivele të larta infektimesh ka edhe në Gjermani, Çeki, Greqi, etj.
Përhapjen e ulët aktualisht e ruan vetëm Britania e Madhe mes vendeve më të populluara europiane. Nivel të qëndrueshëm infektimes, ky 24-orësh shënoi në Shtetet e Bashkuara.
/a.r