Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti tragjik me 3 viktima në Kodër-Kashar në Tiranë. Ngjarja ndodhi pak para mesnatës përballë ish-Radiostacionit.
Zija Murati, duke drejtuar mjetin me targë rumune, ka dalë nga rruga dhe si pasojë e përplasjes makina është shformuar plotësisht. Si pasojë e traumës nga aksidenti ndërruan jete ne vend 2 pasagjerët, Ismail Sula, 40 vjeç dhe Lulëzim Sula, 47 vjec, banues në Kashar.
Ndërsa pasagjeri tjetër, Dashamir Dema, 39 vjeç ishte me shenja jete dhe u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Mes të tjerash raportohet se dy viktimat, Lulëzimi dhe Ismaili ishin vëllezër, ndërsa Dashamirin e kishin të afërm, bashkë me shoferin.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, Zija Murati, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. I riu i është nënshtruar dhe analizave të gjakut për të parë nëse ka konsumuar alkool.
/a.r