“1.7 % e të infektuarve nga koronavirusi nuk ja kanë dalë të fitojnë betejën me virusin dhe kanë ndërruar jetë. Përgjatë një viti në vendin tonë Covid-19 ka regjistruar mbi 1850 viktima mes 110 mijë të infektuarve”.
Pavarësisht se Tirana mban peshën më të madhe të infektimeve, Qarku i Elbasanit ka përqindjen më të lartë të vdekshmërisë në raport me të infektuarit. Elbasani, Durrësi, Korça dhe Dibra janë 4 qarqet që kanë numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid në raport me numrin e të infektuarve.
Përkatësisht 2,63% e të infektuarve me koronavirus janë nga Elbasani; 1,97% e të infektuarve nga Durrësi; 1,83% e te infektuarve nga Dibra dhe 1,79 % e të infektuarve nga Korça nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me Covid-19.
Kryeqyteti ka një nivel vdekshmërie rreth 1,65 % e totalit të atyre që kanë prekur nga koronavirusi. Bazuar në statistikat zyrtare rezulton se Vlora dhe Gjirokastra janë qarqet me përqindjen më të ulët të vdekshmërisë në raport me infektimet.
Kështu në Gjirokastër vetëm 1,13% e të infektuarve me Covid-19 nuk ia kanë dalë të mposhtin virusin që ka izoluar botën, ndërsa në Vlorë 1,11% e tyre.
/a.r