Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e Enver Jamakut i arrestuar së bashku me kushëririn Ermond Jamaku dhe Gjergj Cukalin, “të fortin e Myslym Shyrit”, për atentatin ndaj Gjon Menës më 9 shkurt në Kamëz. Enver Jamaku ka rrëfyer para hetuesve se si është njohur me Cukalin dhe se si do të kryhej atentati.
“Kam 5 vite që jam njohur me Gjergj Cukalin pasi i kam shitur një makinë audi A3 ngjyrë të bardhë. Ai më ka kontaktur në numrin e telefonit që e kisha lënë tek makina. Cukalin e njihja vetëm nga lajmet që kishin dalë në televizor. Makinën ja kam shitur për 2800 euro. Pas asaj kohe nuk kemi pasur kontakt. Rreth tre muaj më parë jemi përshëndetur rastësisht në rrugë. Më pas ai më ka shkruar në whatsapp. Bisedat kanë nisur në fund të dhjetorit. Më pas jemi takuar dhe më ka thënë që kam një punë për ty, për të cilën do të paguhesha 30 mijë euro”, ka thënë ai.
Në deklarimet e tij para hetuesve Enver Jamaku thotë që i fortit i Myslym Shyrit i kishte dhënë garanci që nuk do të kishte asnjë problem. Ai duhet që të vendoste një minë me telekomandë poshtë makinës së një personi dhe kjo ngjarje do bëhej në Kamëz pasi atje s’ka kamera sigurie. Gjergj Cukali nuk i ka treguar se kush është personi dhe arsyen se përse donin ta vrisnin.
“Pasi Gjergj Cukali me ka treguar shtëpinë e personit në Kamëz kam kërkuar ndihmën e kushëririt tim Ermondit, të cilit i kam premtuar 5 mijë euro. Unë kam blerë një makinë Ford Fiesta 800 mijë lekë në një faqe online. Automjetin do e përdorja për ngjarje dhe më pas do e shisja. Kohët e fundit Cukali më telefononte shpesh dhe më takonte me disa njerëz, por unë s’jam në gjendje t’i njoh. Në datë 8 shkurt më ka telefonuar Cukali dhe më ka thënë që kjo punë duhet të përfundoj sot. Unë me Ermondit kemi qëndruar gjithë natën deri në orët e para të datës 9. Ermondi më thotë që tritolin e kishte vendosur tek goma e parë e shoferit pasi nuk rrinte. Pasi kam parë personin që ka hipur në makinë e kam shpërthyer. Ne ikëm jashtë Tirane. Më pas më ka telefonuar Cukali dhe më kërcënoi pasi puna nuk ishte përfunduar”, shprehet ai.
Gurpi hetimor gjithçka e ka zbardhur nga një kamer sigurie e cila ka filmuar minën e autorëve të dyshuar duke u larguar me shpejtësi. Ener Jamaku ka marrë vetëm 3 mijë euro, pasi Cukali nuk i ka dhënë më tepër para. Tre të dyshuarit ndodhen prapa hekurave. Ndërsa Gjon Mena ka sqaruar në deklarimet e tij se nuk ka konflikt me askënd. Por ai ka qenë i dyshuar dhe është marrë në pyetje për vrasjen e Eri Zefit ngjarje e ndodhur në 2019 në Mirditë.
Ndër të tjera Mena ka treguar se ai ka lidhje me Gjovalin Alia, i cili është në burg si i dyshuar për vrasjen e Eri Zefit. Grupi hetimorë ka dyshime se Gjergj Cukali është paguar për të vrarë Menën. 42-vjeçari kërkon lirinë në Apel pasi pretendon se nuk ka lidhje me ngjarjen.
/a.r