Ndërsa puna në aeroportin e Kukësit vazhdon, sot është testuar edhe ulja e avionëve. E pranishme ishte edhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila pa nga afër këtë test.
Ajo tha se po punohet paralelisht me disa fronte për të hapur së shpejti portat e aeroportit të ri. Ndërsa u shpreh se ky aeroport do të jetë me standarde ndërkombëtare.
“Deri në ditën e dorëzimit të certifikimit të këtij aeroporti do të përmbushen të gjitha kushtet e nevojshme për një aeroport ndërkombëtar, që do të jetë aeroporti i dytë në territorin e Shqipërisë. Pas pak ditësh do të kemi edhe rezultatet nga gara e aeroportit të Vlorës dhe do ti jepet start negocimit të kontratës, duke nisur kështu edhe procedurën për aeroportin e tretë”, tha Balluku.
Ministrja u shpreh se brenda 4-vjcarit të ardhshëm do të ndërtohen edhe dy aeroporte te tjera, ne Korce dhe Sarande.
“Brenda 4-vejcarit të ardhshëm parashikojmë të nisim edhe dy aeroporte të tjera. Janë aeroporte ndërkombëtare, por më të vogla që do të akomodojnë nevojat turistike, ai i Korçës dhe i Sarandës”, u shpreh Balluku.
g.kosovari