Top story ka zbuluar detaje të reja se si ish-kryeministri Berisha ia lehtësoi rrugën dhëndrit për të privatizuar terrenet sportive të Partizanit.
Sipas emisionit në mbledhjen e qeverisë së datës 21 nëntor 2007, merret vendimi me numër 794 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe për procedurën e shitjes”. Ky vendim, vjen në harmoni të plotë me aktet e tjera që favorizonin Malltezin.
Emisioni Top Story
Pavarësisht vendimeve pozitive ndaj pretenduesve, trualli i Partizanit kishte interes publik dhe nuk mund të kthehej. Në lojë vihet vetë kryeministri Sali Berisha. Në mbledhjen e qeverisë së datës 21 nëntor 2007, merret vendimi me numër 794 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe për procedurën e shitjes”. Ky vendim, vjen në harmoni të plotë me aktet e tjera që favorizonin Malltezin.
“Ka qenë një ligj atëherë që ambjentet sportive nuk privatizoheshin, po aty me ndërhyrjen që morën këta, u ndërrua ligji dmth nga ambjent sportive e kaloi në truall ndërtimi, i bënë të gjitha ata si u interesonte”u shpreh Isa Tare Ish-Drejtor i Shumësportëshit Partizani
Në fakt, janë të paktën 213 prona të ushtrisë për të cilat janë shfaqur pretendime nga ish-pronarët e para regjimit. Në asnjë rast nuk është marrë vendim për kthimin e tyre, thuhet në padinë e depozituar në SPAK . Precedenti i krijuar po hetohet.
Pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave, me numër 794 që i hap rrugë privatizimit, pa humbur kohë ndërmerret një tjetër akt.
Me shkresën që mban numrin 9508, datë 18 dhjetor 2007, Ministri i Ekonomisë së kohës urdhëron ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Objektit me qëllim privatizimi. Vlerësimi mban firmën e kontabilistëve Elvira Aliaj dhe Sali Preçi. Vlera totale e përllogaritur është 720 milionë lekë të reja, ose, 7.2 milionë dollarë. Prona shtrihet në një hapësirë totale prej 26.524 metrash katrorë. 775 metër katrorë ishin nën ndërtim/ Topstory/ tch