Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme, në rrugën “5 Maji”, në Tiranë.
Policia njofton se është qëlluar në drejtim të një makine. News 24 raporton se makina drejtohej nga 24-vjeçari Nardi Abazi, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.03.2021, në rrugën “5 Maji” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën.