Mjeku Halim Kosova ka zbuluar shumë detaje sonte në Open, për distancimin e tij nga PD dhe mos skualifikimin nga komisoni Ruli.
Ai ka treguar edhe mesazhet me zotin Basha, kur njoftoi distancimin: I thashë mirëmbrëma zoti Basha kam vendosur që , nuk shoh arsye për angazhime politike. Politika më ka shkëputur nga sektori publik. Dhe thashë këtë dëm që më ka bërë politika, po e bëj që të shkojë rreth më rreth dhe të ndihmojë ata që kanë nevojë.
Covid ma cënoi pak këtë iniciativë, se unë shkoj me një ekip. Thashë pse mos të ndihmoj gratë e Tiranës, dhe do ngre një fond që gratë në nevojë të bëjnë vizita falas tek unë.
Më merr Basha e më thotë, a jep dorëheqjen nga mesazhi që më kë bërë. I thashë jo.
Po të them një gjë Eni, që kur vjen fushata ka vetëm premtime, dhe nuk lejoja dot vetes, që në këtë moment që kisha këtë punë humanitare të bëhesha dhe deputet.
Basha më thotë: do ta tërheqësh, mos e ke bërë në nxehje e sipër, ok më tha po të them që komisioni të ka skualifiuar. Me Genc Rulin kam ndenjur deri në 4 të mëngjesit kur i lindi vajza.
Nuk e besoj , i thashë. Më tha ë sjellë letrën e ta shohësh datën kur e kanë bërë Dhe thashë si është e mundur që ti bën punët humanitare dhe të kurdisin diçka nga prapa.
Ska gje per tu habitur Z Halim,si ke njojtur bastaardat e plakut vicidolit,e te lir floririt,ata jane ndytsira.