Kjo do të thotë se ndalimet e brendshme të udhëtimit mbeten në fuqi.
“Gjithashtu, shkollat në zonat e përcaktuara me rrezik të lartë, të njohura si zona të kuqe, duhet të mbyllen”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Sipas masave ekzistuese, italianët nuk do të mund t’i kalojnë kufijtë e brendshëm të 20 rajoneve të vendit para 6 prillit, një periudhë që përfshin Pashkën, një nga datat më të njohura për udhëtime.
Speranza dhe ekspertë të tjerë të shëndetësisë vunë në dukje se varianti britanik i virusit tani përbën më shumë se gjysmën e rasteve në vend.
Rregullorja e re do të hyjë në fuqi më 6 mars dhe bazohen ende në klasifikimin e vendit sipas zonave të rrezikut, të përshkruara me ngjyra./