Specialisti amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci është shprehur se është e rëndësishme që SHBA të mirë menaxhojnë fushatën e vaksinimit dhe administrimit të dozës së dytë të Pfizer dhe Moderna.
Në një intervistë të dhënë për mediat vendase Fauci ka vënë në dukje se nëse do të vonojmë afatin kohor për marrjen e dozës së dytë të vaksinës, do të sjellim rrjedhimisht dhe vonesë në imunizimin e popullatës.
Sipas Fauci , nëse autoritetet amerikane ndryshonin qasjen e tyre dhe miratonin praktikën e një doze të vetme, kjo do të çonte në një mbrojtje më të vogël dhe marrësit nuk do të ishin aq të sigurtë, ndaj llojeve të reja të Covid 19. Nëse do të kishte vonesa të tilla ai është shprehur se variantet e reja do e kishin më të lehtë përhapjen.
Ndërkohë në një deklaratë të bërë dy ditë më parë Fauci u bënte thirrje amerikanëve që të merrnin doza nga tre vaksinat e aprovuara në dispozicion, përfshirë Johnson & Johnson, i cili sapo është licensuar për përdorim urgjent dhe jepet në një dozë të vetme.
g.kosovari