Kryeministri hungarez, Viktor Orbán është vaksinuar kundër COVID-19 me vaksinën nga laboratori kinez Sinopharm pasi Hungaria u bë vendi i parë i BE-së që miraton përdorimin e saj.
“Unë jam vaksinuar,” – tha një mesazh i botuar të Dielën në faqen zyrtare të Orban në Facebook, shoqëruar me foto dhe një video që tregon se ai po injektohet me një dozë të vaksinës nga një punonjës shëndetësor që mban një kuti të Sinopharm.
Hungaria filloi të përdorë vaksinën Sinopharm të Mërkurën, pasi kishte dhënë tashmë autorizimin emergjent të vaksinës Ruse Sputnik V për përdorim pa pritur dritën jeshile nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Orbán, i cili ka kritikuar haptazi procesin e BE-së për të vlerësuar dhe blerë vaksinat si shumë i ngadaltë, u bëri thirrje qytetarëve hungarezë të kapërcejnë rezervat e tyre rreth vaksinës kineze, meritat e të cilave janë shpallur nga media pranë qeverisë.
550,000 dozat e para të vaksinës mbërritën nga Kina në mes të shkurtit. 1 milion doza të tjera priten në mars dhe prill, të pasuara nga 3.5 milion të tjerë në maj, sipas detajeve të dhëna nga qeveria hungareze. Deri më sot, gati gjysmë milioni hungarezë kanë marrë të paktën një dozë, kryesisht të vaksinës Pfizer / BioNTech, por mbërritja e grupeve kineze duhet të bëjë të mundur që të rritet shpejt programi i vaksinimit të vendit.
g.kosovari