Nëntë pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2,914 teste të realizuara 467 persona rezultuan pozitivë.
Ndërkohë 241 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 60,063 të shëruar që nga fillimi i pandemisë.
Sakaq rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 188 raste, Pejë 42 raste, Ferizaj 29 raste, Podujevë 25 raste, Prizren 24 raste, Gjakovë 21 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Gjilan 16 raste, Suharekë 13 raste, Lipjan 10 raste, Kamenicë 8 raste, Kaçanik 8 raste, Viti 8 raste, Vushtrri 8 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Klinë 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq dhe Skenderaj.
g.kosovari