Infektimi me Covid-19 ka shuar një tjetër emër të madh të kinematografisë shqiptare.
Mësohet se skenaristi dhe regjisori Kujtim Gjonaj ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.
Kujtojmë se Gjonaj ishte regjisor i filmave artistikë, dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues shqiptar.
Ai lindi në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës. Në vitin 1968 mbaroi studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit filloi punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”.
Në vitin 1974 kaloi si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave.
Ndër veprat e tij kryesore si skenarist i filmave artistikë janë:
Këshilltarët, (1979)
Ata ishin katër, (1977)
Cirku ne fshat (1976)
Thirrja, (1976)
JavaNews i shpreh ngushëllimet familjes.
/a.r