Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video ku shihet lagja e re e rilindur në Fushë-Krujë, një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, që mori 51 jetë njerëzish.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, teksa ka nxjerrë video nga kantieri i ndërtimit, kryeministri thekson se këta persona nuk do të jenë kurrë vetëm.
MESAZHI I RAMES
MIRËMËNGJES 😊
dhe me Lagjen e Rilindjes së Fushë-Krujës, e cila pas disa muajsh do të jetë një ndër lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, por jo për të pasurit po për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që humbën gjithçka 15 muaj më parë nën goditjen tragjike të tërmetit, e të cilët kurrë nuk i lamë dhe nuk do t’i lemë vetëm, ju uroj një të diel të qetë