Partia Bindja Demokratike, e themeluar nga Astrit Patozi, prezantoi sot si koordinator të kësaj force politike në Elbasan, Erjon Muratajn.
“Jurist në profesion ai synon të kontribuojë për Elbasanin, duke i siguruar atij një përfaqësim dinjitoz në parlamentin e ardhshëm, që të reflektojë në radhë të parë problematikën e rinisë së këtij qarku”, shkruan Astrit Patozi duke iu referuar Erjon Muratajt.
Koordinatori i Bindjes Demokratike në Elbasan e ka konsideruar 25 prillin një betejë, duke iu drejtuar skeptikëve me fjalët: “Nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë”.
Postimi i plotë i Astrit Patozit
ERJON MURATAJ, KOORDINATOR I BINDJES DEMOKRATIKE PËR ELBASANIN
Erjon Murataj do të jetë koordinator i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit. Zoti Murataj është një politikan i ri me një eksperiencë të pasur në administratën publike dhe në biznesin privat.
Lidhja e tij me qytetin bëhet më e fortë edhe nga trashëgimia, pasi është nip i dy gjyshërve të njohur, regjisorit të teatrit “Skampa”, Llambi Burgjia dhe gjeneral Myqerem Muratajt.
Jurist në profesion ai synon të kontribuojë për Elbasanin, duke i siguruar atij një përfaqësim dinjitoz në parlamentin e ardhshëm, që të reflektojë në radhë të parë problematikën e rinisë së këtij qarku.
Në një intervistë për televizionin ORA NEWS zoti Murataj theksoi se :
Me këtë politikë, që ka prodhuar 30 vite tranzicion të vështirë, shqiptarët duhet të ndahen një herë e përgjithmonë më 25 prill.
Thirrja ime u drejtohet, jo vetëm të rinjve, por dhe gjyshërve e prindërve të tyre. Të cilët duhet t’u besojnë të rinjve, të cilët ata vetë i kanë edukuar me dashurinë për Shqipërinë.
Vijoj duke i kujtuar shqiptarëve se :
Kjo nuk është më çështje e vjedhjes së Shqipërisë.
Nuk është me as çështje e goditjes së demokracisë për të cilën u luftua në vitet 90.
g.kosovari