Drejtuesi i politik i PS-së, Niko Peleshi, paralajmëroi zhvillimet të rëndësishme sa i përket vaksinimit masiv të qytetarëve. Me shumë nota optimizmi, Peleshi tha se Shqipëria do të jetë një ndër vendet e rajonit që do të ecë me ritme më të shpejta sa i përket vaksinimit të qytetarëve, çka mund të përfundojë si proces edhe më herët se 14 muaj që ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama. Duke folur si ministër i Mbrojtjes, Peleshi tha se për këtë do të angazhohen edhe Forcat e Armatosura duke dhënë edhe një skenar të mundshëm se si do të zhvillohet ky proces.
“Shqipëria do të jetë ndër vendet e para në rajon që do të sigurojë vaksinimin masiv , që do të sigurojë vaksina për të gjithë popullsinë, mos e merrni si lajm përfundimtar, por kam më shumë informacion se sa po flas dhe jam i sigurt që në ditët në vijim nga Rama do të kemi lajme shumë të mira. Nga ana tjetër na vë në pozitën, që të gjithë institucionet kanë një mundësi për t’i dhënë një dorë procesit të vaksinimit, flas për Forcat e Armatosura, për të vënë në dispozicion të gjitha mjetet tona, ne kemi 100 infermierë, logjistikë, qendra në çdo bashki, në fshatra të mëdha, nëse do gjykohet të ngrihet një sistem i tillë, mjet, mjete transporti shumë logjisttikë që do jetë e gjitha në dispozicion masiv. Shpresoj që dita të jetë shumë e afërt, kemi thënë 14 muaj, por nëse sigurohet në një kohë të shkurtër, mund të jetë më e shkurtër, mund të jemi ndër vendet që do ecë me ritme më të shpejta të vaksinimit masiv në rajon“, tha Peleshi.
g.kosovari