Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se qytetarët kanë një mbështetje të jashtëzakonshme për Partinë Demokratike dhe opozitën. Këtë deklaratë znj. Tabaku e bëri në një intervistë në Euronews Albania përballë gazetares Bruna Çilfligu.
Ajo thotë se gjatë takimeve, edhe pse të vogla në numër për shkak të pandemisë vijnë mësues dhe punonjës të administratës, të cilët siç thotë Tabaku flasin lirshëm dhe duan ndryshimin më 25 prill.
“Një frymë e jashtëzakonshme, tani isha në terren dhe ka një mbështetje të jashtëzakonshme për dy arsye. Arsyeja e parë është prej faktit se ka patur një dështim në disa fusha që prekin jetën e qytetarëve, ka patur një mbështetje të jashtëzakonshme duke pasur parasysh paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar pandeminë, por njëkohësisht edhe qeverisja në tetë vitet e fundit ka rënduar xhepin e qytetarëve shqiptarë. Vijnë mësues dhe flasim lirshëm, vijnë punonjës të administratës dhe flasim lirshëm dhe ky është një tregues se 25 prilli është një mundësi për të larguar frikën”, tha ajo.
Ajo shprehet se qytetarët duan që të kenë një kryeministër dhe qeveritarë normalë, të cilët të qeverisin nëmënyrë të drejtë dhe që nuk janë të influencuar nga krimi.
“Jemi duke intensifikuar kontaktet e drejtpërdrejta. Shqetësim kryesor që kanë qytetarë sot në terren është që të kenë një përfaqësim normal, që te kenë një kryeministër normal si Lulzim Basha dhe të kenë qeveritarë, që nuk janë të lidhur me krimin”, shtoi ajo.
Znj. Tabaku tha se Partia Demokratike zotohet para qytetarëve se planet e prezantuara do t’i kthejë në punë konkrete.
“Ne duam që angazhimet që merr PD, t’i kthejë ato në plane pUne dhe ku është elementi kryesor, që ne po diskutojmë me qytetarët. Shumica janë në mbështetje të Partisë Demokratike”, shtoi ai.
Ish-deputetja thekson se Partia Demokratike synon të marrë 20 deputetë në qarkun Tiranë, nga 36 që ka në total.
“Unë jam duke bërë fushatë në tri zona, 2,3, 10, ka një mbështetje të jashtëzakonshme. Tirana është barometër ndryshimi. Ka një rritje të pabarazisë sociale. Tirana është duke na ofruar një mbështetje të jashtëzakonshme. PD në sondazhet e saj vlerëson se merr 20 deputetë në qytetin e Tiranës”, shtoi ajo.
/a.r