Nga Skënder Minxhozi/
Pra, sipas kryetarit të shtetit shqiptar, administrata e re Biden duhet klasifikuar si “mafie ndërkombëtare”! Këtë s’e kishte bërë as Berisha i parë, ai i viteve ’90 që digjte gazeta e burgoste gazetarët apo kryetarin e opozitës. E quajti vërtetë Nju Jork Tajmsin “letër higjenike”, por që të sulmonte publikisht me terma fyes administratën Klinton, këtë jo, nuk ja vemë dot në faturë Doktorit. Ilir Meta e bëri, madje po e bën në vitin 2021, kur supozohet që shumë nga marrëzitë e dekadës së parë të tranzicionit të jenë shëruar.
Ky i shpalljes si “mafie ndërkombëtare”, mund jetë mesazhi i dytë që do të prekë cepin e tavolinës së Presidentit Bajden nga ana e homologut të tij shqiptar, pas atij të urimit për zgjedhjen në 4 nëntor. Një turp autentik nga ana e një shteti si Shqipëria, që e konsideron veten si një ndër vendet më proamerikane në Evropë!
Meta është kryetari i një shteti ku kriminaliteti, korrupsioni, trafiqet e drogave dhe të gjitha fenomenet e tjera shoqëruese, janë si në shtëpinë e tyre. Ka 30 vjet që është në politikën aktive, për pasojë është edhe vetë politikisht përgjegjës për gjendjen ku ndodhemi. Madje më përgjegjës se shumë të tjerë anash tij, sepse ka qenë zyrtari që ka mbajtur më shumë poste në karrierën e tij, se gjithë politikanët e tjerë që nga pavarësia e Shqipërisë në 1912. Një përfaqësues i një vendi të tillë nuk mund të akuzojë parimisht një shtet tjetër si “mafie ndërkombëtare”, për arsye të kuptueshme. Mos pështyj lart, se të bie në fytyrë, thotë fjala e urtë. Aq më pak mundet Ilir Meta, që të akuzojë amerikanët si mafie ndërkombëtare, vetëm pse kanë dekoruar një gjykatës të cilin ai s’e pëlqen.
Nerva kaq të dobëta nuk i bëjnë nder një kryetari shteti. Aq më tepër kur ka provuar se e kanë lënë nervat me thuajse të gjithë ambasadorët kryesorë (dhe qeveritë që qëndrojnë pas tyre), që janë rezidentë në Tiranë. A na volitet të kemi një President që i ka thënë fjalën e fundit ambasadorëve të Brukselit në vendin tonë, ndërkohë që përbetohet gjithë ditën se i vetmi qëllim i punës së tij është që ta shohë Shqipërinë të integruar në BE?!
Presidenti ynë ka kohë që e ka braktisur totalisht listën e detyrimeve kushtetuese që ka posti i kreut të shtetit. Ka zbritur në një mënyrë të vrazhdtë e antikushtetuese në meidanin e zgjedhjeve, duke u rreshtuar banalisht me njërën palë. Ka shkelur në mënyrë të përsëritur Kushtetutën, duke bllokuar dekretime ministrash e duke shtyrë zgjedhjet sipas qejfit e interesit personal. Ka prishur të gjitha marrëdhëniet me diplomatët kryesorë në Tiranë e jashtë saj, duke u treguar dhëmbët e grushtet sa herë që ka ndjerë se po i prekin sinoret e partisë, e të tijat personalisht. Ka krijuar formatin e një lideri idhnak që vetëm rastësisht është në atë detyrë, por që de facto do të dëshëronte të ishte nëpër mitingje duke luftuar kundër qeverisë.
Atëhere lind një pyetje e thjeshtë e pse jo edhe naive: çfarë e shtyn Ilir Metën që qëndrojë edhe më tej në atë zyrë që i rri ngushtë dhe skiç?! Pse nuk bën gjënë e duhur, duke u kthyer në formatin real të kryetarit të LSI, që të mos i verë në siklet edhe ata që takon për fushatë në Berat, Sarandë apo Shkodër, duke i paraqitur herë si bujq, e herë si anëtarë të shoqërisë civile?! Pse duhet të kemi ne në krye një president që të etiketojë nga pozita personale si mafioz, aleatin tonë kryesor strategjik?! Këto janë pyetje që presidenti po i dëgjon këto orë edhe nga persona që dikur i rrinin shumë pranë. Do të thotë se janë pyetje të drejta dhe reale për pozitën anormale ku ai, e bashkë me të edhe Presidenca e vendit, ndodhen sot.
Nuk na duhet një president i keq, na duhet një kryetar i mirë partie. Dhe natyrisht, na duhet një kryetar shteti që mos ta quajë Amerikën mafie ndërkombëtare. Jo për gjë, po kush i mban me bukë 320 milion amerikanë, po i shpallëm luftë, dhe po i mundëm, siç thotë një barcaletë e vjetër shqiptare. Sepse vetëm kjo ka mbetur tani…
kumt i sakt e i qart
BRAVO!
Bravo, shkrim real !
Për turpin e Shtetit Shqiptar dhe të Politikës së tij, të këtyre 30 viteve të ndryshimeve të mëdha politike, socjalë-kulturore e ekonomike në Vënd, ndodhet në pozicjonin e Presidentit, që prej rreth 3 vitesh, një personazh, që “tregojë aftësi”, për të ngjitur shpejt shkallët e karjerës Politike.
U vendosë në atë pozicjon, si pasojë e konjukturave politike, nga shumica në Parlament, me mendimin se do të dinte të mbante ekujlibrin politik, që kërkohet dhe përfaqson Presidenti i një vëndi Demokratik.
Ky njeri, që direkt nga bangot e shkollës, hyri në rradhën e njerëzve që donin të jepnin një kontribut aktiv në qeverisjen e vëndit, në sistemin Demokratik, që u vendosë në Vënd, pas vitit 91, të përqafuar nga shumica e Popullit Shqiptar, u tregua i shkathët dhe i zoti, dhe kaloi në disa poltrona të qeverisjes, gjatë gjithë këtë periudhë!
Por rrjedha e ngjarjeve, pas 92, tregojë se një pjesë e atyre që u quajtën politikanët e rinj, duke filluar që nga ai, që “u konsiderua”, apo mori flamurin, se udhëhoqi lëvizjet Demokratike në Shqipëri, qëllimin parësor të futjes në Politikë, e kishin për të përfituar sa më shumë nga pushteti, për ngritjen e emrit dhe personalitetit të tyre, e pasurimin në përmasa të mëdha, kuptohet në kurriz të pronës të përbashkët të Shtetit dhe të pronave private të banorëve të këtij Vëndi, duke u sulur gjithë babëzi, dhe duke menduar se ” Deti u bë kos”!
Dhe në fund të këtyre 30 vite të “Tranzicjonit Demokratik specifik” në Shqipëri, shofim të ngrehur një Kastë Politike dhe rrethet e tyre familjare, të majmur goxha, me mënyra të dyshimta, me shuma të mëdha valutore, e një pjesë të mirë “të fshehura”, e me mjaft prona(një pjesë të padeklaruara), duke qënë në rregull dhe me “letra”(kuptohet të bëra nga një Drejtësi e korruptuar)!
Por mëndjet e tyre të djallëzuara, por “pa horizont”, nuk menduan se një ditë “do të hapeshin petat e lakrorit”, dhe tani që kjo po ndodh, ata i ka kapur paniku, se “e shohin veten në kurth”(të ngritur vetë), e s’dinë ç’të bëjnë e nga t’ja mbajnë; bëjnë lëvizje kaotike e flasin përçart!
E një nga këta hajna të mëdhenj, mashtruesa e me duart të lyer dhe me gjak(një pjesë), për turpin e këtij Shteti e këtij Kombi, është dhe ai, që sot kapardiset në poltronën e Presidentit, e që po na turpëron dhe me Miqtë tanë me të mirë!
Por së shpejti këto “llojë mostrash”, që përpiqen të mbijetojnë akoma, në Politikën Shqiptare, do të shkojnë aty ku duhet të jenë; dhe kjo është e sigurtë, pavarësisht nga përpjekjet e tyre “të mëdha”, dhe të atyre që i mbështesin këta, me ç’do mjet, për ta penguar rrjedhën e mbarë të ngjarjeve,
– “Qentë le të lehin, karvani do vazhdojë të eci përpara”, në rrugën e sigurtë drejt civilizimit të Shoqërisë, dhe përparimit të Vëndit, duke u rrjeshtuar dhe Shqipëria, pranë vëndeve me një Demokraci të konsoliduar!
Politika Shqiptare, sigurisht dhe me ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve dashamirëse ndaj nesh, dhe Mikut tonë të madh që kemi, gradualisht, do të pastrohet nga ata njerëz, që e ndotin ambientin!
Bravo!
Te lumte! shkurt dhe sakte !
Duke pas si lider per vite te tera kafshen “politike” Sali Berishen, do besoje qe e ke parre me te keqjien, por ja qe paska President akoma me keq…
Dekorimi i Dvoranit ishte marifet per the treguar qe Amerika eshte e parcare , por do shohim se EU Britain US dhe Kina po komlotojne kunder botes per nje rend ku do zevendesoje termin demokraci me ” destinim” .