Pandemia e Covid-19 ka ndikuar në shumë aspekte të jetës, pëveç shtimit të vdekjeve duket se është ulur numri i martesave është ulur dhe divorcet janë shtuar.
E ftuar në ABC e Mëngjesit, psikologia Redina Sulstarova u shpreh se këtë vit divorcet kanë qenë më të shumta krahasuar me vitet e kaluara. Sipas saj, shkak janë bërë detajet që janë bërë më të dukshme nga izolimi, apo marrëdhëniet jashtëmartesore dhe bixhozi.
“Problemet kanë ekzistuar. Nuk është se ndodhi karantina dhe u prish marrëdhënia. Mbyllja bëri që të vihen re detajet dhe bënë që te gratë që të merren vendime lidhur me divorcet. Janë shtuar në krahasim me vitet e kaluara.
Shkaqet kryesore të paktën muajit e fundit, vënia në djeni e një marrëdhënie jashtëmartesore e bashkëshortit dhe bashkëshortes apo bixhozi pasi jemi në periudhë pandemie dhe ekonomia ka qenë më e rënduar.
Pavarësisht se si merret vendimi i divorcit ajo që unë shoh është se prindi e kanë shumë të veshtirë të shohin gjendjen psikologjike të fëmijës. Ai kthehet në një lloj trofeu se kush do e marri. Ndodh që mes prindërve prishet bashkëjetesa menjëherë dhe askush nuk pyet për gjendjen e fëmijës, por e gjitha tek ai ndikon”, tha ajo.
g.kosovari