Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, dikur numër dy i Partisë Demokratike tha në Open se ajo ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese për të shmangur kriminelët që të hynin në parlament por ata e gjetën sërish rrugën.
Topalli thotë se sot është një shtet i mbushur me militantë dhe është emergjente që të largohet një klasë politike me tre persona për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.
Topalli shton më tej se disa persona përdoren nga Lulzim Basha dhe përmes mesazhe e sulmojnë atë, por kjo gjë nuk e shqetëson.
Ajo iu bën thirrje shqiptarëve që të bëhen së bashku me partinë e saj për të rrëzuar Edi Ramën dhe për “të lënë” Bashën të shumëfishojë pronat e kunatit!
LEXO EDHE: Kërcënimi për të prishur zgjedhjet/ Rama bën apelin e fortë
“30 persona nga Lulzim Basha përdoren dhe turren përmes mesazheve të më sulmojnë mua. Nuk më shqetësojnë mua këto. Prandaj unë i ftoj shqiptarët që ta lënë Bashën që të ndërtojnë 4 vila.
Lëreni Lulzim Bashën të shumëfishojë bizneset e kunatit dhe ju ftoj të bëhemi bashkë dhe të rrëzojmë Edi Ramën”, tha Topalli./