Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, është pyetur nga gazetari Enton Abilekaj lidhur me qendrimin e saj për ngjarjen e 21 janarit dhe Gërdecit.
Topalli tha në “Open” se ajo ka qenë kundër dhunës së institucioneve në 21 janar, por dhe kundër dhunës gjatë protestave që u bënë pas vrasjes së Klodian Rashës.
Abilekaj: Çfarë qendrimi keni mbajtur dhe mbani tani ndaj Gërdecit dhe 21 Janarit?
Topalli: Unë them këtë, kam qenë kundër dhunës së opozitës së Edi Ramës dhe kundër dhunës pas vrasjes së të riut që u sulmua kryeministria e Edi Ramës.
Ata që sulmojnë institucionet thyejnë kushtetutën dhe ligjin. Kam qenë kundër atyre që kanë djegur selinë e PS në Shkodër.
Nuk ndryshoj parimet unë se ndryshojnë emrat. Nuk e kam kuptuar kurrë, 21 janari u bë për bllokun e Metës, u vranë 4 të pafajshëm. Mbas kësaj, Rama që bëri 21 janarin, hyri në qeveri me Ilir Metën.
Ai është zënë me bllok në dorë dhe tani t’i kemi në qeveri ata të dy?
Është e moralshme kjo? Është normale? I mbajnë njerëzit në çadër dhe pastaj bashkon qeverinë me Edi Ramën.