Ilir Meta duket se është revoltuar nga shpalljes së Ardian Dvoranit si kampion bote në luftën kundër korrupsionit nga SHBA.
Përmes zëdhënësit të tij, Presidenti sulmon ashpër jo vetëm Edi Ramën por edhe ndërkombëtarët. Në fakt, sulmi lidhet pikërisht më komentin e Ramës mbi nderimin e Dvoranit nga SHBA.
Por Presidenca shprehet se diplomatët janë të korruptuar, referuar kështu atyre amerikanë?!
“O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!” – thotë Tedi Blushi.
Më herët Rama shkruajti në rrjetet sociale se:
Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin,është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron.
/a.r