Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar sot një deklaratë në emër të sekretarit Anthony Blinken.
Reagimi i titulluar ” Të nderosh kampionët e antikorrupsionit”, përmend ndër të tjera Ardian Dvoranin ndër 12 emra në të gjithë botën. Ai është nderuar kështu për luftën e tij kundër korrupsionit në detyrat e tij në kupolën e drejtësisë.
Plotësimi i Kushtetueses solli përplasjet Meta-Dvorani. Presidenti e kallëzoi edhe në SPAK.
Për këtë arsye ka ardhur edhe një koment nga Kryeministri Edi Rama. Ai e cilëson Ilir Metën si ‘e keqe” që e sulmoi Dvoranin harbutërisht.
Reagimi i Ramës:
Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin,është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!
Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron.
/a.r