Turqia priti 509,787 turistë të huaj në janar të këtij viti dhe Stambolli mbeti destinacioni më i kërkuar, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit vendas, njoftoi Anadolu Agency (AA).
Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ky numër është ulur 71.48 përqind, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Stambolli është ende destinacioni më i kërkuar, duke tërhequr pothuajse 65.7 përqind të të gjithë vizitorëve të huaj, ose 334.825 njerëz.
QytetiEdirne, i cili kufizohet me Bullgarinë dhe Greqinë, është gjithashtu midis destinacioneve të preferuara me 52,698 vizitorë në janar.
Pasohet nga Antalia me 9.22 për qind ose 47.023 turistë të huaj.
Vizitorët nga Rusia janë më të shumtët dhe përbëjnë 17.54 përqind të turistëve, pasuar nga turistët nga Irani me 7.45 përqind, Bullgaria me 6.02 përqind, Ukraina me 5.53 përqind dhe Gjermania me 5.32 përqind.
Vitin e kaluar, më shumë se 12.7 milion turistë të huaj ishin në Turqi pavarësisht nga pandemia e koronavirusit, nga afër 45.05 milion në 2019.
Gjatë vitit 2020, Turqia nisi një program të sigurt udhëtimi, duke mbuluar një gamë të gjerë masash sigurie në transport, akomodim dhe kushte shëndetësore si për turistët ashtu edhe për punonjësit e hotelierisë.