Performanca e ministrave të qeverisë, publikohen tw dhwnat pwr 16 anëtarët e kabinetit qeveritar nga sondazhi kombëtar i radhës kryer për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB.
Të pyetur se “sa e kënaqshme është performanca e ministrive dhe ministrave duke u fokusuar në performancën e qeverisë në këto katër vite” shumica (49.8%) janë përgjigjur “kënaqshëm” vetëm për Manastirliun – 48.5% e pakënaqshme, 1.7% nuk u përgjigjën.
Për të gjithë ministrat e tjerë mbizotëron në vlerë më të lartë përqindja “e pakënaqshme”.
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, pavarësisht se është ndër më të pranishmit në media me projektet e rindërtimit, rezulton gjithashtu me pakënaqësi të lartë (46.1%).
Metodologjia
Sondazhi i kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB zhvilloi 1,600 intervista ballë për ballë me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) në 12 zona elektorale urbane dhe rurale nga 25 janari deri më 12 shkurt.
Nga të intervistuarit, diçka më shumë se gjysma ishin femra (51%).
Preferenca për koalicionet, performancën e qeverisë dhe opozitës, si dhe prirja e votës ishin disa nga tematikat kryesore që u morën nën analizë, rreth dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.