Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka liruar nga qelia shefin e logjistikës së burgut 313 Florin Ahmetaj, i arrestuar disa muaj më parë për korrupsion. Më herët e njëjta gjykatë liroi nga burgu edhe ish drejtorin e burgut Edurat Struga dhe biznesmenin Ervin Kurtulla.
Personat e lartëpërmendur akuzohen nga Prokuroria e Posaçme dhe u vunë në pranga pasi akuzohen për korrupsion.
Sipas SPAK-ut, drejtori dhe vartësi i tij, i kanë marrë Kurtullës rreth 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për ti dhënë leje që të fuste në ambientet e burgut një dyqan. Disa javë më parë SPAK, përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë.
Ndërkohë që tre të pandehurit, do të gjykohen në gjendje të lirë.
/a.r