Është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta, Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula. Raportohet se dekani ka ndërruar jetë për shkak të një hemorragjie celebrale.
Lajmin e ka bërë të ditur, ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumovaro, e cila në një postim në rrjete sociale, shpreh ngushëllimet e saja për ndarjen nga jeta në një moshë kaq të re të dekanit Sula.
Postimi i plotë i ish-ministres:
“Zot mba dorën! Mba doren o zot..! Shume i ri per ta humbur familja, shume energjik per t’ia hequr jetes, shume ambicioz per te ikur nga drejtimi i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, shume bujar per ta ndare nga shoket e koleget, shume e padrejte mbyllja ketu e rrugetimit premtues te dekanit te Gjuheve te Huaja Artur Sula. Lamtumire Shok i dashur!’- shkruan ministrja Kumbaro.
/a.r