Policia e Shkodrës ka sqaruar ngjarjen e ndodhur sot në lagjen “Skënderbeg”. Në një njoftim për mediat, autoritetet sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pikë karburanti dhe është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga një 30-vjeçar, por nuk u lëndua askush.
Ndërkohë sipas mediave, shënjestër e atentatit ka qenë Taulant Pepaj, i cili është me precedentë penal.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë së Shkodër dhe FNSh ku janë vënë në ndjekje të autorëve. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve të dyshuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave.
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 21.02.2021, rreth orës 11:50, në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi T. P. 30 vjeç , banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë preson të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe FNSh Shkodër ku janë vënë në ndjekje të autorëve. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve të dyshuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, sekuestrimin e çdo prove që do shërbejë për identifikimin e autorëve.
/a.r