Mjeku, Petrit Gjorgji i cili është dhunuar nga një 24-vjeçar ka treguar për ‘abcnews’ se ngjarja ka ndodhur pasi i riu ka parë një skenë brenda spitalit. Gjorgji tregoi se një pacient i cili vuante nga veshkat ra nga krevati dhe për ta ndihmuar ata e kanë kapur nga këmbët. I riu e ka parë dhe në ato momente i ka goditur nga pas.
“Kishim një pacient për veshkat. Në një moment ka rënë nga krevati dhe me ndhihën e kolegëve të tjerë kemi shkuar për ta ndihmuar. Për ta ngritur, unë e kapa jo të gjithë trupin, por nga këmbë dhe e vendosëm sërish në krevat. Një i afërm, që nuk po i shërbente e pa dhe ka ardhur më ka goditur nga pas. Ndërhynë mjekët dhe infermierët. Denoncova dhe erdhi policia që e ka marrë”, tha mjeku.
Gjorgji rrëfen më tej se ky është rast i përsëritur për të. Sipas mjekut kjo nuk mund të ndodhë me bluzat e bardha.
“Është rast i përsëritur për mua. Më ka ndodhur edhe në vitin 2004. Kjo nuk mund të ndodhë me bluzat e bardha. Unë do e ndjek çështjen, duhet të bëhet drejtësi”, tha mjeku.
g.kosovari