Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama dhe Damian Gjiknurit, pas akuzave të këtyre të fundit për vizitat e tij natën në Vlorë.
“Kalojmë tek vizitat e mia në Vlorë. Unë Vlorën do ta kem në zemër. Zotrinjtë e duan Vlorën për ta futur në xhepin e tyre. E keni parë sa herë përmbytet Vlora kur bie shi.
S’kam ikur fshehurazi por në mes të ditës në Selenicë. Jam gati të shkoj dhe me ta që të takohem me popullin. Jo me drejtoret e hipotekave që ndërrohen çdo javë.
E kërkoi populli presidentin. Do të shkoj përsëri atje, dhe le të vijnë edhe zotërinjtë atje. Ka një ligj se për çdo vepër publike duhet të bëhen konsultime.
Unë kam kërkuar të vërteta, kur të kenë dëshirë Damiani të marrë dhe gurunë dhe të takojmë banorët. Presidentin e kërkoi populli.
Vete ne Vranisht ditën, edhe natën. Po të vete natën do lajmëroj Damianin. Lëviz gjithmonë në mes të popullit, jo me 400 makina dhe marrëzira.
Nuk ka pse të harxhohet askush për një president që nuk ka frikë nga populli. Presidenti që keni këtu nuk ka frikë.
Po të dëshirojë Taulanti të më ftojë edhe në Librazhd. Të mos merren më këto gjëra por me pandeminë. E keni parë nivelin e vdekshmërisë.
Nuk vazhdohet në këtë mënyrë. Të shqetësohen dhe tmerrohen të gjithë ata që mendojnë se do të bëjnë tërmet.
Shqipëria ka pengesë për të çelur negociatat. Zgjedhjet para 4 viteve ishin manipuluar, u bë kusht.
Dosjet u bënë ping-pong. S’ka frikë presidenti nga Damiani të shkojë në Vlorë. Kur të dojë të dalë tek sheshi i Vlorës me gurunë dhe gurunë e gjatë.
E di gjithë Vlora çfarë bëjnë me pronat e tyre. Nuk ua kthejnë as komuniteteve fetare. Nuk janë sheikë ata që do të vijnë aty, janë të tjetër përmes tyre. Do kemi dhe fakte shumë shpejt”, tha Meta.
/A.R