Kryeministri Edi Rama, nga Vlora, ka sulmuar presidentin Ilir Meta, duke thënë se ai po e përdor institucionin e presidencës për ndërmarrjen politike që drejton formalisht e shoqja.
Rama tha se Meta përdori projektin e rrugës në Selenicë, për të përçarë dhe jo për të bashkuar duke keqinformuar ky vend nuk ka pasur.
Sakaq Rama ka ironizuar edhe Bujar Leskajn, i cili është drejtuesi politik i PD-së në Vlorë, ku tha se po merret ne urën dhe se mendon se populli do ta hajë atë këtë kokërr ulliri, nga pjata e mezes së Leskuas që pi raki dhe del e flet përçart.
‘Pamvarësisht se ndërtimi i rrugës së Selenicës e keni premtuar, ju si është e vërteta dhe pse presidenti Meta deklaron se qeveria Bishti i rrugës është presidenti. Për fat të keq Iliri nuk është president është shpërdoruesi në vazhdimësi i institucionit dhe rolit të presidentit. E shpërdoron për ndërmarrjen politike që formalisht e drejton e shoqja. Presidenti thotë se çfarëdo qoftë se atij i duket se prodhon vota për ndërmarrjen e tij partiake. Ilir Meta shpërdoron rolin e institucionit që ka rolin e unitetit kombëtar. President që të përdori një projekt rruge për të përçarë dhe jo për të bashkuar duke keqinformuar ky vend nuk ka pasur. Ilir Meta ka arritur të paarritshmen e ka bërë Bujar Nishanin të duket si Jeffersoni. Shumë herë më korrekt më normal. E vërteta është shumë e thjeshtë ne kemi marrë përsipër të bëjmë dy gjëra që ju e dini se, janë premtuar para 50 vjetësh. Rruga e Lumit të Vlorës, është premtuar rruga lidhëse e Labërisë me Bregun. Nuk janë më premtime ne po i bëjmë realitet.
Krijoi një gjë tragjikomike, tragjike për institucionin dhe komike për personazhin që shpërdoron atë institucion. Ne e ribëmë projektin dhe FSHZH ka shpallur garën. Rruga Pekshpëpi-Selenicë do të bëhet. Leskua i Vlorës i famshmi ka filluar tani të merren me urën, ku është ura, ska urë, se vazhdojnë mendojnë se ky popull, këtu ka budallenj, meqë urën e mori Rama, do votojnë për Leskon që t’ua sjellin urën. Kemi ngrënë turpin e presidentit me bukë, sic e thonë. Sepse mendojnë se ky popull në tërësi, do të hajë këtë kokërr ulliri, nga pjata e mezes së Leskuas që pi raki dhe del e flet përçart. Ne do të bëjmë të dyja rrugët. Vlorën nuk e ndalon dot askush, le të bëjnë çfarë të duan.’- tha Rama.
g.kosovari