Instituti Piepoli ka sonduar për herë të parë veçmas edhe votuesit në Qarkun e Durrësit, qark në të cilin përballje do të jetë shumë e fortë.
Të pyetur kë do të votonin nëse do të bëheshin sot zgjedhjet 45-49% kanë deklaruar votën e tyre për PS-në e cila në këtë rast do të merrte nga 6 deri në 8 mandate. PD me 36-40% lufton për 4-6 mandate.
Ndërkohë që edhe katër forca të tjera politike do të ishin në garë për mandat në Durrës, si LSI me 5-9% të votave duke pretenduar 0-2 mandate, PDIU me 1-3%, Lëvizja për Ndryshim me 0-2% dhe Partia Nisma me 0-2% të tria në garë për 1 mandat.