Një konflikt ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës, në lagjen Parrucë, me pasojë plagosjen e një personi.
“BalkanWeb” mëson se nga sherri ka mbetur i plagosur në fytyrë 30-vjeçari Kujtim Binaku, pasi është goditur me tytën e pistoletës.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet për kapjen e autorit.
Nga ana tjetër, i plagosuri është dërguar në spital për të marrë mjekim, pasi ka disa çarje në kokë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën./a.p