Bosi i mafies Camorra, Raffaele Cutolo ka vdekur në burgun e Parmës në Itali në moshën 80-vjeçare.
Cutolo vuante nga disa patologji të rënda dhe pak kohë më parë avokati i tij, në emër të familjarëve kërkoi ndryshimin e masës së dënimin në arrest shtëpiak, për shkak të moshës së thyer e gjendjes së rënduar shëndetësore. Por Gjykata e Bolonjës, në qershor të 2020 e hodhi poshtë këtë kërkesë.
Raffaele Cutolo konsiderohej themeluesi i mafies napoletante Camorra dhe përgjegjës i atentateve të përgjakshme mafioze në vitet ’70-’80.
Prej vitit 1995 ndodhej në burg nën regjimin më të egër 41 bis, me 4 dënime të përjetshme për vrasje dhe organizim kriminal mafioz.
Aktiviteti kriminal i Raffaele Cutolo arriti kulmin në vitin, 1971 kur themeloi lindjen e “Camorra e re e organizuar”.
g.kosovari