Osman Shaptafaj është shpallur fajtor për vrasjen e dyfishtë të vajzës dhe të dhëndrit të tij, në Australi, më 31 dhjetor të 2019. Ishte mëngjesi i 31 dhjetorit 2019 kur babai shqiptar Osman Shaptafaj, qëlloi për vdekje vajzën e tij 25-vjeçare Lindita Musai dhe dhëndrrin Veton Musai 29 vjeç, të martuar prej një viti.
Vajza e tij Lindita, 25 vjeçe, vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dhëndri Vetoni, vdiq të nesërmen në spital.
Çifti sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër duke festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës, ku pas një sherri mes tyre ai i ka qëlluar të dy e më pas edhe veten.
Fillimisht Shaptafaj nuk u shpall fajtor, pasi rezultoi me problme mendore, ndërsa tani gjykata ka marrë vendimin ta shpallë fajtor dhe të vuajë dënimin për krimin e rëndë.
g.kosovari