Kryetari i PD Lulzim Basha u takua sot në Lubljanë me kryeministrin e Sllovenisë Janez Janša. Populisti Janša është një emër i njohur edhe në vendin tonë pasi vetëm pak kohë më parë emri i tij do të bënte xhiron në gjithë mediat botërore për gafën e tij teksa uroi Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara 2020, pavarësisht se nuk ishte deklaruar asnjë rezultat zyrtar dhe ku dukshëm Biden ishte para me votat.
“Është mjaft e qartë që njerëzit amerikanë kanë zgjedhur Donald Trump dhe Mike Pence për katër vjet më shumë. Sa më shumë vonesa dhe fakte të mohuara të ketë … aq më i madh do të jetë triumfi i Presidentit. Urime Partisë Republikane për rezultate të forta në të gjithë SHBA” ,” do të shkruante miku që takoi sot Lulzim Basha duke u kthyer edhe në meme më rrjetet sociale pasi Biden fitoi zgjedhjet. Edhe vetë kreu demokrat Lulzim Basha njihet për gafa të shumta, ku më pikantja është ajo 7×7═42.