‘Vitamina D funksionon për trajtimin e pacientëve të shtruar në spital me COVID’.
Lajmi i mirë është dhënë nga mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, i cili ka publikuar të dhënat e studimit të Universitetit të Barcelonës, ku thuhet se vitamina D ka pasur efekte pozitive te pacientët e shtruar në spital me Covid-19.
Mjeku thekson se nga të dhënat e studimit mësimet që marrim janë se: Trajtimi me vitaminë D funksionon! Stili i jetës është shumë i rëndësishëm, pasi edhe vitamina D edhe obeziteti janë faktorë të modifikueshëm që i kemi në dorë!
“Të përdorësh vitaminat kërkon të kesh forcë karakteri, pasi na kanë mësuar të jemi konsumues medikamentesh. Na kanë mësuar se çdo gjë e lirë dhe e sigurt nuk mund të jetë efektive.”Cit.: Dr. Andreë Saul
Rikthehemi me lajme të mira mbi vitaminën D miqtë e mi! Në studimin klinik të kryer nga Universiteti i Barcelonës (Spanjë), mjekët testuan trajtimin me vitaminë D (kalcifediol) te pacientët e shtruar në spital me COVID-19. Në total u studiuan: 930 pacientë të shtruar në spital me COVID-19; 551 pacientë rastësorë u trajtuan edhe me vitaminë D; 379 pacientë rastësorë nuk morrën vitaminë D.
Dozat e vitaminës D (kalcifediol) ishin: 532 mcg ditën e shtrimit, 266 mcg ditën e tretë, 266 mcg ditën e shtatë, 266 mcg ditën e pesëmbëdhjetë, 266 mcg ditën e tridhjetë. Rezultatet ishin mbresëlënës për grupin e trajtuar: 82% ulje e riskut për shtrim në terapi intensive (RR 0.18, 95%CI 0.11-0.29) 64% ulje e riskut të vdekshmërisë (RR 0.36, 95CI 0.19-0.67)
Gjetje dytësore: Personat me vitaminë D në nivele normale në momentin e shtrimit kishin: 55% ulje e riskut për shtrim në terapi intensive (RR 0.45, 95%CI 0.24-0.84); 63% ulje e riskut të vdekshmërisë (RR 0.37, 95CI 0.17-0.82); Personat obezë (>30 kg/m2) kishin: 2.55 fish më shumë risk për shtrim në terapi intensive (95%CI 1.29-5.04; 3.69 fish më shumë risk për vdekshmëri (95%CI 1.49-9.12)
Mësimet që marrim: Trajtimi me vitaminë D funksionon! Stili i jetës është shumë i rëndësishëm, pasi edhe vitamina D edhe obeziteti janë faktorë të modifikueshëm që i kemi në dorë!’- shkruan mjeku./a.p
❗ “Të përdorësh vitaminat kërkon të kesh forcë karakteri, pasi na kanë mësuar të jemi konsumues medikamentesh. Na kanë…
Posted by Ilir Alimehmeti on Wednesday, 17 February 2021