Spitali Rajonal i Vlorës, sipas udhëzimeve të ministrisë së Shëndetësisë pritet të jetë spitali i radhës që do të kthehet në institucion të dedikuar për të sëmurët me Covid.
Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës, Bruna Mersini, ka bërë publike kapacitet hospitalizuese dhe në personel të këtij spitali rajonal.
Drejtoresha ka sqaruar edhe protokollin se në cilat raste do të kryhet transferimi i të sëmurëve drejt spitaleve të Tiranës.
“Të dedikuara, janë 80 vende, por ka dhe një repart që mund të shtojë 40 vende të tjerë. Në këto raste ka nevojë për ekipe multidisiplinare, sepse ky virus nuk kap vetëm mushkëritë, dhe këtu ne Vlorë jemi 80 specialistë. “
Personeli mjekësor në Vlorë bën u apel qytetarëve që të respektojnë protokollet e distancimit dhe trajtimit te rasteve dhe të mos përdorin mjekime pa konsultat me mjekëve përkatës./a.p