Shtetasi Mhill Gega është aksidentuar nga një makinë për vdekje sot në fshatin Bungaj Të Mirditës.
Ai u aksidentua nga automjeti që drejtohej nga Mark Gjeta.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka qenë i qëllimshëm nga ana e Gjetës, pas një konflikti të çastit.
Autori i aksidentit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.
/a.r