Video më poshtë tregon momentet kur polumbarët nxjerrin nga ujërat e lumit Drino trupat e pajetë të dy punonjësve të OSHEE në Gjirokastër.
Selfo Kallfa 52 vjeç dhe Ismet Isaraj 64 vjeç ishin nisur për të parë një defekt në fshatin Asim Zeneli kur për shkak të motit të keq dhe errësirës mjeti me të cilin udhëtonin rrëshqiti duke përfunduar në lumë.
Dy elektriçistët nuk kanë mundur të dalin nga automjeti si pasojë e thëllësisë së ujit ndaj u desh ndërhyrja e polumbarëve nga Tirana.
Në lidhje me ngjarjen edhe kryeministri Rama dhe ministrja Belinda Balluku shprehën ngushëllimet për familjarët.
Dy elektriçistët punonin prej më shumë se 20 vitesh në OSHEE në Gjirokastër.
/a.r