Nga Alfred Peza/
Po e përjetojnë fitoren e “Vetëvendosjes” në Kosovë, si të vetën në Shqipëri. Po i gëzohen triumfit të Albin Kurtit në Prishtinë, si të ishte e Lulzim Bashës në Tiranë.
Po e festojnë fitoren e 14 shkurtit, si të ishte rezultati i tyre i ëndërruar për 25 prillin.
Humorin ua prish vetëm ikja e Isa Mustafës atje, sepse u kujton Sali Berishën këtu.
Bëjnë sikur nuk po e shohin as daljen e elitës së vjetër politike të paslu ftës nga skena, sepse u kujton fatin e ardhshëm politik të Ilir Metës.
Urojmë të mos u kujtohet se Albin Kurti dhe “Vetëvendosja”, janë të majtë, se më pas nuk dihet se çfarë mund tu ndodhë…
E gjitha kjo mund të quhet ndryshe; “opozitokraci”. Është ajo sjellja tipike opozitare, që mungesën e fitoreve elektorale të Lulit dhe Monës, e kompensojnë duke u gëzuar edhe më shumë se Albini e Vjosa vetë!
Kush çante drutë, e kush bënte ah, ah.,.