Report TV mëson detaje të reja lidhur me arrestimin e mjekut Edvin Prifti.
SPAK-ut i është shtuar edhe një rast i referuar nga QSUT-ja, bazuar në denoncimin e një qytetari në gusht të 2020.
Mësohet se qytetari ka denoncuar se mjeku Edvin Prifti i ka marrë para për t’i kryer operacionin e një të afërmi të tij, por ky i fundit ndërroi jetë.
Për pasojë, sipas qytetarit, mjeku i ka kthyer gjysmën e parave të marra e për këtë pretendon se ka edhe SMS.
Ndërkohë, një ditë më parë, në rrjetet sociale ka qarkulluar një audio- përgjim, sipas së cilëve ishte mjeku teksa orientonte një pacient që të shkonte drejt spitaleve private.
Me argumentin se QSUT-ja ishte e gjitha e infektuar, ai u thotë që do e operonte të afërmin e tij në një spital privat në kushte më të mira.
Edhe për këtë rast, QSUT ka bërë një referim në Prokurorin ë e Tiranës, e cila tashmë, sipas procedurave pritet të shkojë në SPAK.
Mjeku Edvin Prifti u la dy ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave, edhe pse ai pretendonte se këto para i kishte fituar nga çmime ndërkombëtare që kishte fituar./a.p