Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka paraqitur forumeve dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë.
Vendimi vjen pasi LDK mori në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 një rezultat shumë të dobët.
Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje.
LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.
LDK-ja nën udhëheqjen e Mustafës ka humbur secilat zgjedhje kombëtare. Në fakt, hera e fundit kur kjo parti ka fituar zgjedhjet e përgjithshme është nën udheheqjen e Ibrahim Rugovës.
Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.
Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%.
/a.r