Sipas meteorologes Ladja Porja, i gjithë territori shqiptar sot ka shënuar vlera negative, përfshirë zonat bregdetare.
Qyteti i Vlorës ka shënuar temperatura -1 gradë celsius dhe Saranda 0 gradë celsius. Ndërkohë, pritet që të gjithë zonat malore të jenë me vlera negative edhe në orët e mesditës.
Edhe kryeqyteti ka shënuar temperatura të ulëta -5 gradë celsius. Ditën e sotme i fohti do të ndjehet goxha dhe parashikohet që edhe nesër të kemi temperatura të ulëta. Dita e martë do të vijojë me vlera ekstreme në zonat malore. Do të ketë një rritje të lehtë, por shumë pak të ndjeshme.
Porja tha se ky i ftohtë do të na shoqërojë deri në fundjavë. Moti do të përmbyset në fundjavë, sidomos në ultësirën perendimore ku bregdeti dhe zonat e ulëta do të jenë me vlera pozitive, ndërkohë mbeten me vlera negative zonat malore.
Për sa i përket reshjeve ka një përmirësim të dukshëm. Ditën e mërkurë do të ketë flokë dëbore shumë të pakta dhe deri në fundjavë do të jemi me mot të qëndrueshëm, por të acartë.
Sipas Porjes, nuk do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave në zonat malore, gjë që nuk do të sjellë probleme me shkrirjen e dëborës, e gjithë veri-lindja dhe zonat jug-lindore do të jenë në temperatura -5 dhe -6 gradë celsius.
/a.r