Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi nga foltorja e Kuvendit se të gjitha akset rrugore në vend janë të hapura dhe nuk ka asnjë aks të bllokuar.
Në fjalën e saj Balluku, deklaroi se ngrica të tilla si në këta ditë, Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë më parë, së paku në dekadat e fundit.
Balluku theksoi se ekipet e ministrisë ku ajo punon, në bashkëpunim me ministri të tjera, kanë punuar për të zhbllokuar çdo aks rrugor kombëtar. Ajo tha se aktualisht, të gjitha akset rrugore të vendit janë të kalueshme.
‘Sot që flasim nuk kemi asnjë aks të bllokuar. Kemi qenë në kontakt të plotë me të gjithë qytetarët që kanë pasur probleme në këto akse. Kemi pasur 480 mjete një flotë e tërë e cila ka funksionuar në perfeksion. Nuk u janë kërkuar privatëve borëpastrueset por kemi bërë një koordinim të mirë. jemi mbështetur tek FA që si gjithmonë kanë pajisje më të rëndë. Shteti ka funksionuar kemi qenë në krye të punëve e kuptoj që politikës i duhet të përdorë argument për të goditur punën që bëhet janë disa raste që këto goditje janë shumë të ulëta.
Dje në orën 7 të mëngjesit ka qenë piku i problematikës që kemi pasur problem me energjinë elektrike në zonat malore, Shqipëria mbështet në linja ajrore në zonat malore të cilat çdo stuhi i bën delikate. Pavarësisht kësaj situate ne kemi pasur vetëm 60 mijë abonente jashtë rrjetit të cilët dje rreth mesditës arritën në 30 mijë dhe tani janë më pak.
Janë mobilizuar të gjithë, të 27 kontratat e mirëmbajtjes kanë qenë të gjitha funksionale. Kemi pasur mbi 1000 punonjës në të gjithë territorin të cilët janë kujdesur për të kaluar sa më parë këtë situatë të motit ekstrem. Ne nuk i kemi frikë as punë as sfidat nuk na ka mposhtura as tërmeti as pandemia dhe as një stuhi bore. Kjo është diçka që nuk mund të zgjasë përgjithmonë akset janë të hapura.‘- tha Balluku.
g.kosovari