Ditën e sotme në vendin tonë do të vijnë 7020 doza të tjera të vaksinës anti COVID nga Pfizer. Lajmin e ka dhënë ministrja Ogerta Manastirliu nga Kuvendi.
“Vijnë 7020 doza të tjera të vaksinës nga Pfizer. Është i natyrshëm mosbesimi, është normal ankthi por duhet të jete i natyrshëm miërkuptimi i qytetarëve sepse, po operojmë në një krizë globale. Premtimet çudibërse të që nuk kanë asgjë në dorë, pasi COVID nuk po e mposhtin shtetet më të fuqishme të botë e dhe që besojnë se vaksinat do t’i sigurojnë në mbledhjet simotra, nuk janë zgjidhje.
Zgjidhjen do ta gjejmë bashkë teksa zbatimi i masave dhe protokolleve për ballë në virusi që ka treguar se di ti bëjë bisht shkencës. Deri kur plani i vaksinimit të jetë zbatuar plotësisht, arma jonë përmes maksës, distancimit dhe higjienës është arma e tolerancës dhe solidaritetit me njëri-tjetrin”, tha ajo.
g.kosovari