Kryeministër në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka marrë përgjegjësinë për rezultatin e dobët të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Unë ju falënderoj për besimin e dhënë. Por, rezultatet preliminare janë krejt tjera prej atyre që kam pritur. Prandaj, unë e marrë përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat zgjedhor të LDK-së. Në ditët në vijim do të diskutoj gjerësisht me organet e LDK-së për këtë përgjegjësi”.
Ai ka thënë se LDK-ja do të jetë një opozitë konstruktive.
“LDK-ja do të jetë opozitë konstruktive në mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
Qeveria në detyrë do të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga Kuvendi i Republikës”.
Hoti ka vlerësuar procesin zgjedhor në Kosovë.
“Sipas vlerësimeve preliminare, Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor. Kjo tregon për kulturën demokratike që është vendosur tanimë në procese zgjedhore, që është përmbushje e standardeve evropiane”, tha Hoti.
g.kosovari