Një 63-vjeçar u gjet i mbytur në liqenin e Pogradecit pasditen e sotme, ndërsa sipas “Report tv”, viktima është vëllai i aktores së njohur, Marjeta Ljarja.
Ai është identifikuar si Sotiraq Ilo, ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit.
Trupi i pajetë i 63-vjeçarit është dërguar në morg, nga ku pritet të dali rezultati i autospisëm, për të verifikuar shkakun e vdekjes së tij.
Në një reagim për ngjarjen, policia tha se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk ishin konstatuar shenja dhune.
/a.r