Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar pas mbylljes së qendrave të votimit në Kosovë.
Përmes një shkrimi në “Twitter”, Ambasada e SHBA-së ka lëvduar zgjedhjet e mbajtura sot në Kosovë, ndërsa ka ftuar që t’u jepet kohë KQZ-së dhe institucioneve të tjera për t’i numëruar votat.
“Inkurajuese për të parë që kaq shumë qytetarë dolën të votojnë paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia. Tash është e rëndësishme që KQZ-së dhe institucioneve të tjera në Kosovë t’u japim kohë dhe hapësirë për t’i numëruar votat dhe për të bërë punën e tyre”, thuhet në shkrimin e Ambasadës.
/a.r