Teksa kanë ngelur edhe më shumë se 2 muaj nga 25 prilli, Lulzim Basha ka thirrur në seli drejtuesit politik të PD në qarqe.
Mediat thonë se në fokus të takimit janë zgjedhjet dhe situata në terren.
Kjo është mbledhja e dytë e Bashës me drejtuesit politikë teksa pas caktimit të tyre dhe regjistrimit në zgjedhje, PD-së i ka ngelur vetëm të zyrtarizojë listën e kandidatëve për deputetë.
Edhe të dielën e kaluar, pasdite, kreu i PD thirri të njëjtat figura të partisë së tij.
/a.r